Fetai: Për gjuhën shqipe është derdh gjak, punojmë që t’ia kthejmë dinjitetin duke hequr 20%

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Alsat foli për çështjen e gjuhës shqipe. Ku Fetai në mënyrë decide deklaroi se statusi i gjuhës shqipe dihet, në Kushtetutë figuron si 20%, dhe kemi një Ligj që ka avancuar gjuhën shqipe por që nuk po zbatohet në praktikë në tërësi.

“Gjuha shqipe është pjesë e Kushtetutës, por fatkeqësisht edhe pse është derdhur gjak gjuha shqipe ende përkufizohet si përqindje. Koalicioni VLEN, bënë përpjekje për ta hequr 20% dhe për ta futur gjuhën shqipe në Kushtetutë. Problemi me gjuhën shqipe është definicioni me 20% dhe mungesa e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, pra ku kemi qindra raste të shkeljes flagrante të këtij Ligji”, tha zëvendëskryeministri Arben Fetai.

Ai shtoi tutje se zyrtarizimi i plotë i gjuhës do të ndodhë atëherë kur do të heqim përkufizimin ofendues nga Kushtetuta.

“Zyrtarizimi i gjuhës shqipe fillon te Kushtetuta. VMRO dhe Mickoski e kanë thënë se nuk janë kundër heqjes së 20% në Kushtetutë dhe këtu fillon zgjidhja e problematikës”, përfundoi Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More