Fetai uron Salin dhe Hoxhën, vlerëson lartë angazhimin e Murtezanit

nga Redaksia

Shkup, 24 dhjetor – Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar zgjedhjen e ministrave të rinj nga radhët e VLEN, Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha.
Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, derisa Hoxha ministër i Ekologjisë.

Këto emërime, sipas Fetait madje konfirmojnë orientimin reformues dhe kursin evropian të qeverisë, ndërsa ka vlerësuar lart angazhimin e ministrit Orhan Murtezani.

“Urime Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha për përgjegjësitë e reja qeveritare. Emërime që konfirmojnë orientimin reformues dhe kursin evropian të Qeverisë. Punë me përgjegjësi, rezultate konkrete dhe shërbim ndaj qytetarëve. Njëkohësisht, vlerësoj lart angazhimin e ministrit Orhan Murtezani i cili me lidershipin e tij të qartë dhe veprimin e përgjegjshëm institucional ka konsoliduar punën e këtij dikasteri dhe ka treguar drejtimin e duhur përpara”, shkruan zv/kryeministri Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More