Komuna Qendër Zhupë, Ibraim premton përmirësimin e kushteve të jetesës

nga Xh M

Qendër Zhupë, 24 dhjetor – Kandidati i Partisë Demokratike Turke për kryetar të Komunës Qendër Zhupë, Arjan Ibraim, synon që për herë të katërt të fitojë besimin e qytetarëve që të vazhdojë ta drejtojë këtë komunë. Ai thotë se Komuna Qendër Zhupë problemin më të madh e ka migrimin.

“Problemi më i madh prej shumë vitesh ka qenë migrimi i popullsisë sonë, e cila për shkak të nevojave ekonomike e ka gjetur shpëtimin në vendet evropiane, prandaj ne jemi komunë ku problemi më i madh është migrimi. Për hir të së vërtetës unë gjithmonë kam thënë se ne këtë nuk mund ta pengojmë, por mund t’i përmirësojmë kushtet e jetesës për popullsinë e mbetur.”, – deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Komunës Qendër Zhupë, Arjan Ibraim.

Arjan Ibraim si kandidat i vetëm për kryetar të kësaj komune, thotë se Komuna Qendër Zhupë përballet edhe me probleme të infrastrukturës, si në rrugët lokale, po ashtu edhe me rrugën rajonale, në gjatësi prej 25 deri në 30 kilometrash.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More