Filipçe: Me Marrëveshjen e Prespës kontestet u shndërruan në bashkëpunim

nga D V

Shkup, 17 qershor – Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot foli në Konferencën ndërkombëtare dyditore për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë. Konferenca është platformë e përbashkët e Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” dhe Institutit Alexis Tsipras nga Greqia e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018.

Marrëveshja e Prespës paraqet një moment historik të lidershipit, falë të cilëve kontesti u shndërrua në bashkëpunim.

Këtë e theksoi Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit Zaev “Një shoqëri për të gjithë” në fjalën e tij në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që po mbahet në Athinë të Greqisë.

“Marrëveshja e Prespës është dëshmi se edhe kontestet më të vështira mund të zgjidhen kur liderët kanë prioritet të mirën e përbashkët për të gjithë mbi të gjitha. Ai na kujton se lidershipi i vërtetë nuk nënkupton vetëm mbajtjen e pushtetit, por edhe kultivimin e besimit dhe ndërtimin e urave”, tha Filipçe në fjalimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More