Filipçe: Mickoski pësoi disfatë diplomatike, çështja e gjuhës maqedonase është mbyllur nga LSDM

nga D. V.

Shkup, 24 qershor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përshëndeti miratimin e raportit për Maqedoninë e Veriut nga Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian.

Megjithatë, vlerësimi i tij është se diplomacia e vendit ka përjetuar një debakël sot sepse iu lejua të negociojë për gjuhën dhe identitetin maqedonas pikërisht nga partitë simotra të OBRM-PDUKM-së.

“Identiteti ynë është konfirmuar nga Parlamenti Evropian, ndërsa Kuvendi i Maqedonisë në vitin 2022 ka miratuar përfundime me të cilat qeveria e atëhershme dhe çdo qeveri pasuese zotohet të mos negociojë për veçoritë gjuhësore dhe kulturore”, shtoi Filipçe.

Filipçe tha se qeveria e vitit 2022 ka nxjerr konkluzione, sipas të cilës të gjitha qeveritë e kanë të obliguar t’i përmbahen, dhe ajo është se për identitetin, gjuhën maqedonase kulturën nuk do të diskutohet. Kjo është edhe pjesë e propozimit francez.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More