Flakët në vend, Rama publikon pamjet e autorëve të zjarrvënieve: Arrestohen 10 persona, 4 po procedohen penalisht

nga L. M

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të policisë, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend.

Ai ka publikuar raportin, ku shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht.

“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.

10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.

Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More