Ganiu mori pjesë në sfilatën e modës “Ritmi i Zanateve dhe Kreacioneve Tradicionale Maqedonase,” ngjarje e përkrahur nga ambasada e Sllovenisë

nga Xh M

Shkup, 26 tetor –

Mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në sfilatën e modës “Ritmi i Zanateve dhe Kreacioneve Tradicionale Maqedonase,” një ngjarje e përkrahur nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup dhe e organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Mirëseardhjes në Maqedoni, “Welcome Centre”. Ky event i veçantë, i cili vlerësoi zanatet dhe kulturën tradicionale, bashkoi njerëz nga fusha të ndryshme dhe na përkujtoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore përmes modës. Dua të shpreh mirënjohjen time për organizatorët dhe krijuesit që, përmes kreacioneve të tyre, risollën në jetë vlerat e artizanatit tonë, duke ndërthurur traditën me modernitetin. Kjo sfilatë më dha mundësinë të reflektoj mbi rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe pasurisë sonë për brezat e ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More