Shkup, 8 korrik – Sot u realizua inspektimi përfundimtar i çerdhes moderne “Bambi”, pjesë e institucionit parashkollor “Fidani”, e cila tashmë është plotësisht e kompletuar me të gjithë inventarin dhe interierin e nevojshëm. Objekti është ndërtuar në përputhje me standardet më të larta për institucionet parashkollore dhe paraqet një arritje të rëndësishme në investimet për arsimin e hershëm në Maqedoninë e Veriut.
Pas përfundimit të punimeve infrastrukturore dhe mobilimit të brendshëm, çerdhja është e gatshme për të pritur hapjen solemne. Paralelisht, po finalizohen edhe disa detaje të jashtme dhe të brendshme që do të pasurojnë pamjen vizuale dhe funksionalitetin e këtij objekti bashkëkohor.
Kjo investim përfaqëson një hap të madh drejt përmirësimit të kushteve për edukimin parashkollor dhe një angazhim konkret për mirëqenien e brezave të rinj.