Gara për Mavrovën dhe Rostushën, Ahmeti premton mbështetje për turizmin rural

nga Xh M

Mavrovë dhe Rostushë, 29 dhjetor – Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti, paralajmëron mbështetje për zhvillimin e turizmit rural në këtë komunë. Ai premton program konkret që të mbështeten personat e moshës deri në 30 vjet, të cilët do të investojnë për hapjen e bujtinave.

“Për turizmin rural të ndihmohen të gjithë personat e një moshe të caktuar, deri në 29 apo 30 vjet, nëse kanë dëshirë për hapjen e bujtinave komuna të mundësojë nëpërmjet një programi të caktuar t’u ndihmohet që të mbijetojnë. Mungon prezantim i mirë, mungon reklamim, mungon edukim i popullsisë lokale.”, – deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.

Sipas Ahmetit, qytetarët e komunës së Mavrovës dhe Rostushes, kanë nevojë për mbështetje dhe edukim rreth kapaciteteve turistike në këtë komunë, si një nga sferat e rëndësishme që mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More