Gara për Mavrovën dhe Rostushën, Jakuposki: Aktivitete turistike gjatë 12 muajve

nga Xh M

Mavrovë dhe Rostushë, 29 dhjetor – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetarë të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës premton investime edhe në pjesën e qendrës së skijimit në Mavrovë, si dhe funksionimin e teleferikut gjatë tërë vitit, me qëllim që gjatë 12 muajve të vitit të ketë aktivitete turistike në parkun nacional “Mavrovë”.

“Mund të premtoj se si komunë dhe kryetar seriozisht do të angazhohemi që komuna ta marrë rolin e vërtetë në përputhje me rregullativën ligjore, me qëllim që të jetë bartës dhe lojtar aktiv i asaj oferte. Nuk do të ndalemi vetëm në sezonin dimëror si ofertë, planet e mia janë që të kemi turizëm 12-mujor. Planet e mia janë që teleferiku të punojë edhe në periudhën e verës.”, – deklaroi kandidati i VMRO-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Oner Jakuposki.

Ai njëherësh thekson nevojën e investimit në infrastrukturën malore, shtigjeve për këmbësorë, shtigjeve për biçikleta dhe rregullim të infrastrukturës tjetër, të cilat janë të nevojshme që parku nacional i Mavrovës të jetë sa më atraktiv dhe sa më tërheqës për turistët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More