Vrapçisht, 28 dhjetor – Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit Zulhajrat Demiri premton një komunë transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
Ai banorëve të Gradecit dhe të komunës së Vrapçishtit në përgjithësi u premtoi se nëse merr mandatin për ta qeverisur komunën nuk do ti zgënjejë, sepse siç tha ai vota është e shenjtë dhe besim I dhënë nga qytetarët.
“E di dhe jam shumë i vetëdishëm se çfar është dhe sa me vlerë është ajo që unë e kërkoj nga ju, sepse gjithmonë unë e them që vota është e shenjtë dhe vota në vetvete ngërthen shum dimensioned he shum segmente. Prandaj ajo vote të cilën unë e kërkoj sigurisht që është besim, e ai besim unë ju garantoj se ne nuk do ta nëpërkëmbim”, deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Zulhajrat Demiri.
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit Zulhajrat Demiri, në këtë garë mbështet edhe nga kualicioni Vlen dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Seles.