Gashi: Gjuha shqipe është lodhur nga politika!

nga D V

Shkup, 21 shkurt – Kryetari i Kuevendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi tha se, gjuha shqipe është e lodhur nga politika, ndërkohë që përmendi ëndrrën e Faik Konicës ku gjuha shqipe i shfaqet si një grua e bukur, por e veshur me lecka. Gashi tha se, ndonëse gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, ende duhet përmirësuar.

“Gjuha shqipe është lodhur nga politika. Kjo shpesh ma kujton ëndrrën që e përshkruan Faik Konica, në të cilën i shfaqet një grua e bukur, por e veshur me lecka, me ç’rast i thotë, unë jam gjuha shqipe e hidhëruar nga mundimet që po heq dhe mundimet që me rrethojnë. Siç e dini, në vendin tone, gjuha shqipe ka një nivel të avancuar të përdorimit zyrtar, por padyshim, ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe drejtim të respektimit të përdorimit të saj”, tha Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More