Mexhiti: Shqiptarët s’janë përqindje po realitet, 20%-shi duhet të zëvendësohet!

nga D V

Shkup, 21 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Izet Mexhiti tha se, formulimet e papërshtatshme, ku përmendi 20%-shin, duhet të zëvendësohen me terme të cilat janë politikisht dhe etnikisht të pranueshëm, që sip thotë, shqiptarët në Maqedoninë e veriut nuk janë statistikë, por pjesë e pandashme e shtetit.

“Kushtetuta duhet të prodhojë zgjidhje, jo të krijojë probleme apo frustracione. Qëllimi ynë është forcimi i themeleve të shtetit përmes një kushtetute gjithëpërfshirëse e cila ofron qartësi dhe drejtësi. Formulime të papërshtatshme si 20% i popullsisë, duhet të zëvendësohen me terme politikisht dhe etnikisht të pranueshëm, pra, kuotat nuk mund të jenë zëvendësim për gjuhën amtare dhe kjo sidomos për shqiptarët është e vërtetë, të cilët nuk janë thjesht një përqindje, ata janë një realitet. Shqiptarët nuk janë statistikë, ata janë pjesë e pandashme e këtij shteti”, tha Izet Mexhiti.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More