Gashi: Marrëveshja e Ohrit, jo vetëm dokument paqeje, por udhërrëfyes për bashkëjetesë me dinjitet

nga Redaksia

Shkup, 12 gusht – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë ngjarje, ai ishte së bashku me kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Kisha nder të marr pjesë në pritjen e organizuar nga zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në përvjetorin e 24-të të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje historike mbetet jetike, jo vetëm për shqiptarët, por për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të barabartë dhe të integruar,” ka theksuar Gashi.

Ai ka nënvizuar se “është koha për unitet politik dhe vizion të përbashkët që dispozitat e neglizhuara me vite të kësaj marrëveshjeje të përmbushen me seriozitet dhe me përkushtim të shqyrtohet avancimi i saj”.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i paqes, por udhërrëfyes për zhvillimin e bashkëjetesës me dinjitet dhe barazi,” ka shtuar kryetari i Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More