Qeveria nesër do të mbajë mbledhje solemne për 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

nga Redaksia

Shkup, 12 gusht – Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me rastin e 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nesër do të mbahet seancë solemne.

“Me këtë rast, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Seancë solemne në të cilën do të mbajë fjalim Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në “Fejsbuk” dhe në kanalin “Youtube” të Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More