Kapet e arratisura nga burgu – kthehet në Idrizovë për të vazhduar dënimin

nga Redaksia

Shkup, 21 qershor – MPB njofton se me datë 20.06.2025, në ora 21:10 në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë arrestuar D.Ç.B. (46) nga Gjevgjelia. Ajo ishte e kërkuar me fletarrest për shkak të arratisjes nga Institucioni Penal-Korrektues Burgu Idrizovë, ku vuante dënimin me burg prej tre vite e gjashtë muaj, për veprën penale “Grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal.

Ajo kishte edhe dy vite e pesë muaj të pa vuajtura, dhe pas arrestimit, është dërguar përsëri në burgun Idrizovë për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More