Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në takimin e sotëm me gazetarë ka deklaruar se ende nuk ka arritur në Kuvend dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Gashi gjithashtu tha se në Kuvend nuk është dorëzuar as propozimi për koordinator të grupit parlamentar të VLEN-it. Në shtëpinë ligjvënëse nuk ka arritur as ndonjë propozim për guvernator të Bankës Popullore.

“Nuk ka ende dorëheqje dhe nuk ka asnjë propozim për guvernator. Nuk kemi ndonjë informacion të ri për grupet parlamentare”, tha Gashi.

Tani për tani, siç theksoi, nuk ka koordinator të ri nga VLEN-i.

“Askush nga VLEN nuk ka qenë i pranishëm në koordinimin e fundit. Në koordinim i thirrim koordinatorët deri sa ata janë zyrtarisht koordinatorë. Kur do të kemi një situatë të re, do ta ftojmë atë që do të jetë koordinator”, ka sqaruar Gashi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një deklaratë mbrëmë ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita e tij dhe se pret shkarkimin e zyrtarëve të ASH-së nga funksionet në ekzekutiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More