Krasniqi: Sot 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni

nga D. V.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, zgjidhja do të varet nga kryetarët dhe qëndrimet e partive të tjera të thirrura, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se PDK-ja ka qëndrim të qartë, Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Sipas tij, votat e sotme nuk kanë qenë për komisionin ad-hoc për votim të fshehtë, por për Kurtin.

“Kjo është e pashembullt dhe nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Sot kemi një takim me presidenten dhe është i mirëpritur nga ana jonë. Gjithçka varet nga pjesëmarrja e kryetarëve të tjerë dhe nga qëndrimet e tyre. Varet edhe nga diskutimet”.

“Qëndrimi i PDK-së do të jetë i njëjtë me atë që kemi shprehur shumë herë më parë – ne dëshirojmë të shkojmë përpara drejt një zgjidhjeje, që përfshin ndërrimin e kandidatit të VV-së, në mënyrë që ai të mund të marrë shumicën”.

“Sot, 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni. Kaq vota ka Kurti, nuk merr vota nga ne,” tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More