Gashi priti në takim euroambasadorin Geer

nga Xh M

Shkup, 29 korrik – Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim përshëndetës me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, të cilit i mbaron mandati në vend. Në takim, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, ka marrë pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për arritjet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit për integrim në BE, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, në drejtim të plotësimit të kritereve për anëtarsim të plotfuqishëm. Kryeparlamentari Gashi u falënderua për kontributin e ambasadorit Gir në këtë proces dhe për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, të cilën e vlerësoi si të rëndësishme dhe produktive”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Gir e përshëndeti qasjen aktive e Gashit në periudhën e kaluar, siç tha, të shkurtë pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit.

Gashi theksoi rolin e Parlamentit Evropian dhe të Delegacionit të BE në vend për mirarimin e Rregullores së re, si dhe bazë për efikasitet dhe lehtësim të procedurave në Kuvend.

Bahskëbiseduesit u përqëndruan edhe në rrumbullakësimin e procesit të formimit të trupave punues dhe të Grupeve ndërpartiake në Kuvend, pas konstituimit të përbërjes së re.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More