Gashi takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen

nga D V

Shkup, 14 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja jorezidente e Norvegjisë, Kristin Melsom.

Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë, duke theksuar se ato janë forcuar edhe më tej përmes anëtarësimit në NATO.

“Kryetari Gashi theksoi se emërimi i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor e tregon interesin që qeveria norvegjeze i kushton rajonit. Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen e fuqishme që Norvegjia, e cila edhe pse nuk është anëtare e BE-së, për shkak të lidhshmërisë së saj të ngushtë me BE-në, u jep aspiratave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Kuvendi.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për avancimin e rrugës së anëtarësimit të vendit, duke qenë se Matiasen ka përvojë shumëvjeçare lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Mes tjerash është përshëndetur edhe puna e ambasadorëve në të dy vendet, pasi aktivitetet e tyre kontribuojnë në intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More