Gashi uron besimtarët katolikë: Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në emër të Kuvendit ua uron festat e Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve katolikë në vend.

“Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi dhe respekti të ndërsjellë, vlera që janë themeli i çdo shoqërie demokratike dhe multietnike. Pikërisht nëpërmjet mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit për diversitetet dhe përkushtimit të përbashkët për të mirën e përbashkët e ndërtojmë stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ju uroj të kaloni festat me shëndet të mirë, ngrohtësi familjare dhe paqe, me shpresë dhe optimizëm për vitin që vjen. Gëzuar Krishtlindjet!”, ka shkruar Gashi në urimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More