Policia e Kosovës në kërkim të shtetasit të Maqedonisë, dyshohet se ka rrahur një grua nga Gjakova

nga D. V.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Gjakovës, ku një grua dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga partneri i saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, rreth orës 23:30, ndërsa është raportuar më 24 dhjetor 2025. Viktima, femër kosovare, dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe strehimin e ofruar nga institucionet përkatëse. Ndërkohë, i dyshuari nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim policor.

Lidhur me rastin, policia ka iniciuar procedurat ligjore dhe hetimet janë duke vazhduar për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Gjakovë / 23.12.2025 – 23:30. Me 24.12.2025 është raportuar se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe strehimin, kurse i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More