Gjatë fundjavës në “Tabanoc” kanë hyrë mbi 36 mijë shtetas

nga Xh M

Shkup, 22 dhjetor – Shtetasit e Maqedonisë që punojnë jashtë vendit, kanë filluar të kthehen në vend për festat e fundvitit.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë gjithashtu se mbi 36 mijë shtetas kanë hyrë në pikën kufitare Tabanoc këtë fundjavë.

“Në pikën kufitare Tabanoc nga 20.12.2025 (e premte) ora 10:00 deri më 22.12.2025 (e hënë) deri në orën 10:00, kanë hyrë në vend 36,316 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 6,892 shtetas. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, kanë hyrë në vendin tonë 16,084 persona dhe kanë dalë 7,720 persona”, njoftoi MPB.

Nga MPB thonë se po marrin të gjitha masat dhe po vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve, duke kryer kontrolle të detyrueshme kufitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More