Ursula Von Der Leyen, të enjten takon liderët e Ballkanit Perëndimor

nga Xh M

Bruksel, 15 shtator – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte, me 19 shtator, ka ftuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, ku do diskutohen pagesat e para nga Plan i Rritjes për rajonin.

Bëhet fjalë për pakon më të madhe financiare që BE ka ndarë ndonjëherë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pakoja në shumë prej 6 miliard eurosh, ka për qëllim dyfishimin e ekonomive të vendeve të rajonit Brenda një dekade.

Këstet e para duhet të paguhen gjatë vjeshtës, ndërsa shtetet kishin për obligim të dorëzojnë në Bruksel agjendën e reformave si parakusht për marrjen e mjeteve financiare.

Pikërisht përmbajtja e këtyre agjendave do jetë temë boshte e diskutimeve që Von der Leyen do i zhvillojë me liderët e rajonit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More