Gjatë natës gjysma e vendit pa rrymë

nga Xh M

Shkup, 18 maj – Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës.

Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6.

Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

Në qendrën e kontaktit të EVN-së, informuan se bëhet fjalë për një defekt të madh, por nuk dhanë detaje.

Aktualisht nuk ka operator të lirë në linjën telefonike që do të duhej të jepte informacione.

Pa rrymë kanë qenë Koçani, Prilepi, Shkupi, Gjevgjelia, Shtipi, Kumanova. Shkaku dhe nëse bëhet fjalë për një defekt të përmasave më të mëdha pritet të bëhet i ditur gjatë ditës

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More