Gjendet në det me fraktura të shumta 33-vjeçari shqiptar

nga Xh M

Një shqiptar u gjet në det mbrëmjen e së shtunës në zonën e Ostias.

Sipas raportimit të mediave italiane, 33-vjeçari u gjet pa ndjenja në këmbët e një skele pranë Piazza dei Ravennati.

Ai kishte lëndime të rënda, si brinjë të thyera dhe pneumoni të shkaktuar nga thithja e ujit të detit.

Shqiptari është dërguar fillimisht në spitalin Grassi në Ostia. Por më pas duke marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore, ai u transferua në Spitalin San Camillo në Romë.

Policia italiane po heton rastin. Dyshimet e para janë se ai ka rrëshkitur në zonën e gurëve. Gjithsesi pritet që ai të merret në pyetje për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More