Gjendja e rrugëve

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë nga 20.02.2025 deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More