Gjimnazi i ri “Sulejman Elezi” në Laknas në kantier, do të mirëpresë mbi 800 nxënës

nga D. V.

Qeveria po investon për transformimin e shkollave me të njëjtin standard nga veriu në jug të vendit, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Investimet e qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, synojnë të rrisin aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

Në prej tyre është investimi në gjimnazin e ri “Sulejman Elezi” në Laknas.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantier, ndërsa bëri të ditur se ky investim i shërben mbi 800 nxënësve.

Gjimnazi do të ketë klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive, duke iu shtuar zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës.

30 shkolla të reja dhe të rehabilituara me 340 laboratorë smart hapën dyert për nxënësit dhe mësuesit në nisje të vitit të ri arsimor.  

Në total në buxhetin e vitit 2025 është planifikuar ndërtimi ose rikonstruksioni i rreth 80 objekteve arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa dhe laboratorë, investime prej të cilave përfitojnë 25 mijë nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

Në kuadër të investimeve në arsim, vetëm gjatë vitit të kaluar u vendosën 216 laboratorë smart në shkolla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More