Gjorçev: Propozimi francez nuk është i mirë, Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet

nga D V

Shkup, 31 maj – Marjan Gjorçev, ish ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, sot deklaroi se propozimi francez nuk është i mirë për Maqedoninë dhe se Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet.

“Propozimi francez nuk është i mirë për Maqedoninë. Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet. Ka një nen që thotë se mund të rinegociohet”, tha Gjorçev në emisionin “Dejli klik” në Televizionin 21.

Në pyetjen se eurokomisari Oliver Varhei paradokohe deklaroi se Marrëveshja nuk mund të rinegociohet, Gjorçev tha se tani ai do të ndryshohet, e gjithashtu do të ketë zgjedhje edhe në Bullgari.

“Varhei tani do të ndërrohet. Nuk do të jetë ai, do të jetë dikush tjetër. Kjo është mundësia. Në fillim ka mundësi pasi ka zgjedhje në Bullgari, dhe ju do të shihni se cilat janë ato forca. Në Bullgari ka shumë politikanë racionalë, të cilët e vlerësojnë Maqedoninë. Personalisht mendoj se me këta persona të GERB mund të negociojmë. Petkov ka qenë në VMRO-DPMNE, kemi biseduar në mënyrë shumë konstruktive, me zgjuarsi se si t’i tejkalojmë problemet. Ju keni të drejtë të propozoni një aneks të asaj marrëveshje. Ndërsa, LSDM-ja kur panë se ishte qorrsokak, duhej të propozonin ndryshime të të njejtit”, deklaroi Gjorçev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More