Goran Minçev zgjedhet shef i Shtabit qendror zgjedhor të ZNAM-it

nga Redaksia

Shkup, 18 korrik – Në seancë të Këshillit qendror të Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë, për shef të Shtabit Qendror zgjedhor për zgjedhjet lokale është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i partisë dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Siç informojnë nga Qendra për komunikim dhe analitikë të ZNAM-it, partia dje e formoi Shtabin zgjedhor qendror për zbatimin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe shefat e shtabeve rajonale në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore.

“Deri në fund të korrikut, do të emërohen të gjithë kryetarët e shtabeve komunale dhe partia praktikisht nga gushti do të transformohet në mënyrë shtabi të punës. Në seancën e Këshillit qendror u diskutuan aktivitetet, që i paraprijnë përgatitjeve për fillimin e fushatës zgjedhore, si dhe plotësimi i listave të kandidatëve për këshilltarë në të gjitha komunat ku Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë ka organizatat e saj komunale”, thuhet në kumtesën e partisë.

Nga partia thonë se janë dakorduar që Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë të vazhdojë me aktivitete në terren, si fazë e tretë të takimeve me anëtarët dhe mbështetësit në të gjitha qytetet dhe fshatrat në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More