Hamza takon Prattipatin: Zgjedhjet e reja – rruga për të dalë nga kriza

nga D. V.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza angazhimin e ri e nisi me një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tregon se në takim ka bërë të qarta se vijat e kuqe të partisë janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit.

Ndër të tjera, i parti i PDK-së thotë se me Prattipatin diskutuan edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat, sipas tij, janë rruga për të dalë nga kriza.

“Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More