Limaj e PDK shkojnë në Kuvend

nga D. V.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur tashmë kanë arritur në sallën e Kuvendit, aty ku pritet të hidhet në votim Glauk Konjufca si mandatar i dytë i Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.

Aty shihet edhe Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj bashkë me bashkëpartiaken e tij, Xhevahire Izmakun.

Ai para se të hynte në sallë e quajti një fatkeqësi që nuk duhet të ndodhte, duke thënë se VV po tallet.

“po tentohet të përmbyset ajo traditë në Kosovë. Nuk ka seancë parlamentare për komisione e buxhet paradite, e pasdite me zgjedh Qeverinë. Njëherë zgjidhet Qeveria e pastaj komisionet. Ne jemi në një lojë, thjesht. Në një lojë e cila tërësisht është kalkulim elektoral. Nuk ka aspak shqetësimin  e nevojave dhe kërkesave që ka Kosova”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More