Hans Kluge shpreh vlerësime publike për ministrin Arben Taravari

nga D V

Shkup, 30 tetor – Në takimin e 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën që u mbajt së fundmi, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mori vlerësime nga Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Dr. Kluge shprehu vlerësime për përpjekjet e Taravarit për përditësimin e listës pozitive, një veprim i cili pasqyron përkushtimin e tij për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe qasjes ndaj barnave të nevojshme për qytetarët.

“Pjesëmarrja e ministrit Taravari konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More