Shkup, 30 tetor 2024 (MIA)- Në takimin e 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën që u mbajt së fundmi, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mori vlerësime nga Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën. Dr. Kluge shprehu vlerësime për përpjekjet e Taravarit për përditësimin e listës pozitive, një veprim i cili pasqyron përkushtimin e tij për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe qasjes ndaj barnave të nevojshme për qytetarët. “Pjesëmarrja e ministrit Taravari konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

nga D V

Shkup, 30 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën Ministrore për dimensionin njerëzor të Formulës për paqe të Ukrainës, e cila po mbahet në Montreal, Kanada. Konferenca organizohet në bashkëpartneritet nga Ministritë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Norvegjisë dhe Ukrainës.

Në konferencë, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, pritet ministrat të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime rreth kthimit të të burgosurve të luftës dhe civilëve të ndaluar ilegalisht si rezultat i luftës ruso-ukrainase, si dhe gjetjes së mekanizmave më të përshtatshëm për kthimin e personave të zhvendosur ilegalisht dhe fëmijëve ukrainas të dëbuar me forcë nga Federata Ruse.

“Shtesë, pritet nga konferenca të dalë një plan veprimi për lirimin e civilëve të ndaluar, të burgosurve ushtarake dhe politikë, si dhe për kthimin e fëmijëve të dëbuar, Plani do të përfshijë edhe mesa për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre me familjes e tyre pas kthimit në vendlindje”, theksohet në kumtesën.

Në kuadër të konferencës, parashikohet që Mucunski të realizojë edhe disa takime dypalëshe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More