Hapet spitali veterinar më i madh në Tiranë, trajtim i rasteve më të ndërlikuara

nga Xh M

Për shumë katërputroshë në Shqipëri, sëmundja, aksidentet apo braktisja kanë qenë shpesh një rrugë pa kthim. Por jo më.

Sot, në Tiranë është hapur një strehë e re për ta. Vet Hospital Tirana, spitali më i madh veterinar në vend dhe një ndër më të avancuarit në Ballkan, në një godinë krejtësisht të re, modern dhe me pamje inovative.

Ky spital nuk është thjesht një qendër mjekësore, është një premtim që askush me katër putra nuk do të lihet më pas.

Me një sipërfaqe prej 4000 metrash katrorë, një godinë unike në stilin e saj, dhe infrastrukturë të teknologjisë së fundit, ky spital modern është i pajisur për të trajtuar edhe rastet më të ndërlikuara mjekësore, duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh veterinare.

Nga rrezet X digjitale te kirurgjia sterile pa nevojë për antibiotikë, kjo strukturë është një miks perfekt midis shkencës dhe dashurisë për katërputroshët. Kujdes emergjent 24/7, dhoma intensive, reanimacion… dhe po, ka dhe dentisti për qentë! Dëshminë për këtë, e japin vetë pacientët!

“Shërbimin e vlerësoj me 10 absolutisht”, tha një qytetar.

Një tjetër qytetare shprehen për qentë e saj se: “Këtu është shtëpia e tyre e dytë dhe këto vinë shumë të lumtur”.

“Veterinerët janë mjaft të komunikueshëm, i duan dhe i trajtojnë mjaft mirë. Nuk e kanë thjeshtë një punë biznesi”, tha e reja.

Spitali është themeluar nga katër mjekë veterinerë të përkushtuar: Emre Aslan, Erko Prifti, Martin Llazani dhe Marvin Brahja. Pas 9 vitesh punë krah për krah, ata drejtojnë sot një staf me 45 profesionistë që kanë trajtuar mbi 40 mijë pacientë me bisht.

Vet Hospital Tirana përfshin gjithashtu një hotel luksoz për qentë dhe macet, si dhe një dyqan ekskluziv për kafshët i markës Oreo & Tony, I kompletuar për të gjitha nevojat e katërputroshave, nga ushqimi e deri tek higjena dhe kujdesi dentar, lodra dhe aksesor të ndryshem…një hap para në standardet e mikpritjes dhe mirëqenies për kafshët në rajon.

Ceremonia e inaugurimit, e mbajtur në ambientet e spitalit të ri, u nderua edhe me pjesëmarrjen e figurave të politikës. të Kryeministrit Edi Rama, i cili vlerësoi investimin dhe e cilësoi atë si një shembull frymëzues.

“Destinacion frymëzues, është një destinacion humanizmi, optimizmi për jetën dhe të ardhmen. Krenari të mendosh se ky spital veterinar gjendet në Shqipëri. më i madhi në Ballkan, por edhe më i bukuri në botë”, tha kryeministri Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More