Hapja solemne e bibliotekës së re në IBU, Ganiu: Një burim i çmuar për studentët dhe një pikë referimi për bashkëpunim dhe avancim intelektual

nga Redaksia

Shkup, 30 janar – Hapja solemne e bibliotekës së re të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik sot ishte një moment i veçantë që nënvizon rëndësinë e investimit në arsim dhe dije. Me një kapacitet prej 300 personash dhe një koleksion prej 10,000 librash, kjo bibliotekë moderne është dëshmi e përkushtimit për zhvillimin e brezave të rinj, bëri të ditur kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu

“Si kryetar i Çairit, ndjej kënaqësi dhe krenari që komuniteti ynë është pjesë e projekteve të tilla që mbështesin edukimin dhe përparimin shoqëror. Kjo bibliotekë do të jetë një burim i çmuar për studentët dhe një pikë referimi për bashkëpunim dhe avancim intelektual.

Urime Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për këtë arritje dhe shumë suksese në misionin e tyre për një të ardhme më të ndritur.”, njofton Ganiu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More