Policia e Kosovës: Një veturë që dyshohet të jetë e Xhandarmërisë serbe ka shkelur vijën ndarëse kufitare

nga Xh M

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14.10.2024, rreth orës 18:20, te pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë është vërejtur një veturë me targa të Serbisë që dyshohet të jetë e Xhandarmërisë serbe.

Në njoftim thuhet se sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin katër pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, të cilët kanë qëndruar rreth 10 minuta te hyrja e objektit te pala serbe.

“Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbën shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”- thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More