Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë sot një tjetër histori suksesi në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ministrja Koçiu pohon se për herë të parë në këtë spital është kryer me sukses një ndërhyrje neurokirurgjikale, dekompresioni miniinvaziv për stenozë të rëndë të kanalit spinal lumbar (laminektomi).
Sipas Koçiut, “Spitali Rajonal i Shkodrës, pas QSUT dhe Spitalit Universitar të Traumës është spitali i parë rajonal që ofron protokolle të plota dhe trajtim për patologji neurokirurgjikale falë përkushtimit të stafit për të siguruar shërbime mjekësore të specializuara dhe cilësore, gjithnjë më pranë qytetarëve”.
Ministrja ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje kirurgjikale, si dr. Jurgen Kinka, dr. Maren Ruka, dr. Bashkim Kraja dhe infermieret Arjola Kullolli dhe Medina Peraj.