Denaj: Me mandatin e 4-t garantojmë 100% ujitje të tokës bujqësore

nga D. V.

Falë vëmendjes së shtuar nga qeveria për të investuar në infrastrukturën e ujitje-kullimit, sipërfaqja e tokës së ujitshme në vend është dyfishuar nga viti 2013, duke kaluar nga 120 mijë hektarë në 270 mijë hektarë në vitin 2024.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “me mandatin e 4-t  garantojmë 100% ujitje të tokës bujqësore, ose 360 mijë hektarë të ujitshëm”.

Sipas saj, këto investime do të përkthehen në më shumë prodhim, më shumë të ardhura për fermerët dhe përmbushjen e objektivit ambicioz për 1 miliard euro eksporte bujqësore deri në fund të kësaj dekade.

Ndërkohë buxheti 2025 parashikon financim për rritjen e numrit të veprave të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe penele tërthorë), nga 38 vepra në 2024, në 48 vepra në 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More