Ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Veldkamp deklaroi se vendimi i Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës është një “hap i gabuar”.
Në një postim në platformën e mediave sociale X, Veldkamp tha se situata humanitare në Gaza është në përmasat katastrofike dhe duhet të përmirësohet urgjentisht.