Tajvani prezanton buxhet historik për mbrojtjen

nga D. V.

Tajvani po përgatit një buxhet shtesë historik të mbrojtjes prej 1,25 trilionë dollarësh tajvanezë (rreth 40 miliardë dollarë amerikanë) gjatë tetë viteve të ardhshme, i cili, sipas presidentit Lai Ching-te, tregon angazhimin e ishullit për të mbrojtur demokracinë e tij.

“Investimi në mbrojtje është investim në siguri dhe paqe”, tha Lai sot në një konferencë për shtyp.

Lai tha se ndërsa Kina rrit presionin ushtarak, vendet demokratike të Indo-Paqësorit, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet dhe Australinë, po formojnë një konsensus mbi “mbrojtjen dhe përgjegjësinë e përbashkët” të ishulit, duke rritur shpenzimet e mbrojtjes për të kundërshtuar kërcënimet kineze.

Presidenti shtoi se Tajvani synon t’i përdorë fondet e planifikuara për periudhën 2026–2033 për blerje të reja armësh nga Shtetet e Bashkuara dhe për forcimin e kapaciteteve të tij të mbrojtjes asimetrike.

Kina e konsideron ishullin e vetëqeverisur prej dekadash si pjesë të territorit të saj dhe kërkon ta marrë nën kontroll .nëse është e nevojshme, edhe me mjete ushtarake.

Në një opinion të botuar dje në “Washington Post”, Lai shkroi se shpenzimet e mbrojtjes së Tajvanit pritet të rriten në 3,3% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2026, me synimin afatgjatë për ta çuar në 5% deri në vitin 2030 – të cilin e përshkroi si investimin më të madh të qëndrueshëm ushtarak në historinë moderne të Tajvanit.

Plani i shpenzimeve ende duhet të miratohet nga parlamenti, i cili aktualisht dominohet nga opozita, veçanërisht nga partia pro Kinës ”Kuomintang”.

Lai e përshkroi buxhetin special si thelbësor, i shtyrë nga kërcënimi kinez./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More