Homazhe në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

nga D. V.

Kanë filluar homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci, të cilat po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin.

Sipas agjendës zyrtare të ceremonive mortore, aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditës me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:45 në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore është paraparë të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More