Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

nga L. M

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Hotit, presidentja para disa vitesh e quante Marrëveshjen e Uashingtonit, si cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, ndërsa sot, ajo e quan “marrëveshje të mirë”.

Hoti në Facebook, ka shpërndarë deklaratat e Osmanit, ndërsa ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga ajo, dhe vetëm hipokrizi e radhës.

“Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik”, nënvizoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More