Syri ka zbardhur emrat e shqiptarëve dhe kolumbianëve të cilët janë vënë në pranga gjatë operacionit të zhvilluar ditët e fundit në Kolumbi e Tiranë, lidhur me goditjen e grupit të trafikut të të rejave, me qëllim prostitucionin.
Ata janë: Lukas Betancur; Flavia Costa; Giovani Cova; Assel Adrysheva; Rostyslav Mieshkov; Dritan Sukaj; Kejvin Ndreu; Denis Berisha; Mirel Shpërdheja; Ilmar Gugashi; Zaim Beqari dhe Klejdi Collaku.
Mediat kolumbiane raportojnë se shtetasi Lukas Betancur, është personi kryesor në grupin e trafikut.
“Udhëheqësi i rrjetit, i njohur me nofkën ‘LUKAS’, u arrestua në Medellín. Ai ishte një objektiv me prioritet të lartë dhe kërkohej ndërkombëtarisht në Shqipëri dhe Maltë si organizatori kryesor i rekrutimit të grave për shfrytëzim”, raportohet në mediat kolumbiane.