I dyshuar për disa vjedhje, arrestohet 21-vjeçari në Fushë Kosovë

nga D. V.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda në rajonin e Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit policor, ndaj 21-vjeçarit ka pasur raportime se nga tetë automjete ka vjedhur mjete pune e gjësende tjera.

“Puna e hetuesve të stacionit policor ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar si dhe bastisjen e vendbanimit të tij, ku janë gjete dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve. Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More