I dyshuari Kesheshev me frikë ka ndihmuar policinë në gjetjen e trupave të Pançes dhe Vanjës: “Pallço do të më vrasë!”

nga I Z


Shkup, 16 tetor
– Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, gjatë hetimit, vazhdimisht pretendonte se vajza ishte vrarë, e rrëmbyer dhe pretendonte se kërkimi ishte i kot, ndonëse insistonte që ta kërkonim, dëshmoi sot para gjykatës dëshmitari Muzafer Karashiq, i cili gjatë vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ishte ndihmës shefi i SPB-Shkup në departamentin për çështje kriminale. Karishiq, si dëshmitar i prokurorisë në gjykimin e sotëm për vrasjen e dyfishtë, tregoi se si njësia e tij është përfshirë në kërkimin e Vanjës, si dhe për marrëdhëniet me prindërit e Vanjës. Karishiq theksoi se nëna e Vanjës ishte e qetë, ndërsa babai i Vanjës ishte konfuz dhe i dëshpëruar. Dëshmitari tha se babai i Vanјës, nga njëra anë, këmbëngulte të kërkohej vajza e tij, por nga ana tjetër, derisa po kërkohej në disa lokacione, pretendonte se gjithçka ishte e kotë dhe se vajza e tij ishte vrarë dhe rrëmbyer. I pyetur sërish nga policia se përse mendon se e kanë rrëmbyer dhe vrarë vajzën dhe nëse i ka pasur ndonjë borxh dikujt, Aleksandri ka pohuar gjatë gjithë kohës se nuk ka borxhe dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete se përse mendon kështu. Seanca e sotme për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski është ende në rrjedhë, ndërsa në gjykatë, përveç Karishiqit, pritet të dalë edhe një dëshmitar i prokurorisë.
Ai ka treguar edhe për ndimën që i akuzuari Vllatko Kesheshev ua ka dhën në gjetjen e viktimave.

“Më tha do të tregoj diçka, do të ju dërgoj në një vend. U nisëm në drejtimin që ai na tregonte. Kur arritëm deri diku u hamend tha: Pallço do të më vrasë”. rrëfeu Karaishiq, duke shtuar se më pas Kesheshev sërish ka pranua të bashkëpunojë, duke i dërguar fillimisht tek vetura e djegur, e pastaj edhe tek vendi ku kanë qenë të groposura viktimat, transmeton Zhurnal.

“Filluam të gërmojmë deri sa nuk u vërejt njëra këmbë e vajzës, pastaj u ndalëm. E pyetëm kush e e bëri, u përgjigj: “Pallço, e morën dhe këtu e hodhën, unë qëndrova anash”, dëshmoi ndihmës kryeshefi, Karishiq, duke treguar se si i kanë gjetur trupat e viktimave me ndihmën e Kesheshevit./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More