I përfundon mandati në mars 2025, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçajn

nga D V

Shtyhet për të dytën herë mbledhja e Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjatë mbledhjes, u administrua praktika e gjykatës së lartë, kur zonja Zacaj ka aplikuar për vendin vakant dhe më pas është zgjedhur si gjyqtare Kushtetuese. Po ashtu është administruar edhe vendimi i i kryetarit të Gjykatës së Lartë për shpalljen e vakancës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata vlerësoi që aktet në fjalë t’i komunikohen gjyqtares Holta Zaçaj, njëherazi edhe Kryetarja e Gjykatës, e cila ka vënë në lëvizje këtë proces, me qëllimin për t’u njohur dhe për të vlerësuar paraqitjen e një opinioni me shkrim në lidhje me to”, njoftoi gjykata Kushtetuese.

Mes këtij institucioni dhe gjykatës së lartë është shkaktuar një konflikt për faktin se Holta Zaçaj pretendon se mandati i saj mbaron në fund të vitit 2025 dhe për këtë ka kërkuar edhe mendim nga Komisioni i Venecias.

Njoftimi i GJK
Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më datë 16.12.2024, ora 11:00, për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30.

Për këto arsye, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e nesërme, datë 17.12.2024, ora 13:00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More