Ibrahimi: Mbi 34 milionë euro për kampusin universitar “Nëna Terezë” në Shkup

nga Redaksia

Shkup, 4 korrik – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij në ngjarjen 1 VIT VLEN – PUNË, DINJITET, NDRYSHIM”, njoftoi se qeveria ka vendosur të ndajë mbi 34 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nëna Tereza” në Shkup.

Ai bëri të ditur se ky fond do të përdoret gradualisht, sipas ecurisë së punimeve, me synimin që në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm të përfundojë një qendër universitare shqiptare me të gjitha standardet dhe nishanet e një institucioni dinjitoz të arsimit të lartë.

“I dhurojmë studentëve tanë një institucion modern dhe me cilësi, që do të përfaqësojë dinjitetin e arsimit të lartë shqiptar,” tha Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More