Ibraimi: Pa pastrim të Çairit, nuk vlejnë argumentet për ndërtimet pa leje

nga D. V.

Shkup, 5 qershor – Njëri nga liderët e VLEN, Zeqirija Ibraimi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rëndë me mbeturinat në komunën e Çairit, duke e kritikuar kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për mosveprim.

Përmes një postimi në Facebook, Ibraimi ka thënë se derisa Arsovska nuk e përmbush detyrimin e saj për ta pastruar Çairin nga mbeturinat, që ai e cilëson si “bombë ekologjike”, çdo debat për ndërtimet pa leje bie poshtë. “Derisa Danella Arsovska nuk e bën detyrimin e saj, që ta mbledhë bërllokun nga Çairi, që të shpëtojmë nga kjo bombë ekologjike, nuk i vlen asnjë argument për ndërtimet pa leje”, shkruan Ibraimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More