Idrizi: Vushtrria kampione në realizimin e premtimeve

nga Xh M

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se nga publikimi i raportit të Instituti GAP, raport i cili tregon përmbushjen e premtimeve zgjedhore për komunat në vend, Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.

Ai ka thënë se nga 51 premtime që i ka bërë, 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende, por që sipas tij, deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet do të realizohen.

Postimi i plotë:

VUSHTRRIA KAMPION NË REALIZIMIN E PREMTIMEVE🏆🥇

Instituti GAP ka publikuar sot raportin për përmbushjen e premtimeve zgjedhore nga fillimi i mandatit deri në fund të muajit qershor 2024, ku Komuna e Vushtrrisë ka arritur sukses të madh në realizimin e tyre.📈

Nga 51 premtime 33 janë përmbushur plotësisht, 1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende, e që deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen.✅

Kemi edhe 1 vit deri në përfundim të mandatit për të realizuar të gjitha premtimet, e që për të ndodh kjo po punojmë çdo ditë.🤝

Punët e mira për qytetarët vushtrrias nuk do të ndalen!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More